Historia speciale e 39-vjeçarit, ish-sulmuesit të Guardiolës

Historia speciale e 39-vjeçarit, ish-sulmuesit të Guardiolës

22:10, 21/06/2023

Ish-futbollisti Eneko Fernandez, i cili dikur ka luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolës, tani është një kampion i “MasterChef”.

39-vjeçari fitoi edicionin e njëmbëdhjetë të programit të gatimit “MasterChef Spain” dhe festoi më pas me gruan dhe fëmijët e tij.

Fernandez luajti për një mori klubesh, duke përfshirë Barcelonën B në sezonin e vetëm që ata drejtoheshin nga ikona e klubit, Pep Guardiola.

Ai luajti 19 ndeshje në sezonin 2007-2008, duke shënuar një gol përpara se të transferohej tek Ejea.

Sulmuesi i djathtë ka luajtur edhe tek Alaveshi, Sabadeli, Oviedo, Tudelano dhe Saragoza B.

Dhe ndërsa karriera e tij në futboll nuk kapërceu kurrë në nivelet më të larta, Fernandez dëshmoi se ka talente të tjera nën mëngë.

Fernandez ishte shumë i lumtur që fitoi çmimin kryesor nga gjyqtarët e “MasterChef” dhe zbuloi se sa krenar ishte për arritjen e tij:

“Jam krenar për veten time, është shumë e çuditshme për mua t’i them vetes këto gjëra, por vërtet jam. Ka qenë përvoja e jetës sime”.

Fernandez mori një trofe si dhe një çmim prej 85.000 paundësh për fitimin e konkursit. Ai gjithashtu ka fituar të drejtën e një kursi gatimi në Qendrën Kulinare Baske në San Sebastien.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco