Erdenis Gurishta prezantohet te klubi i ri

Erdenis Gurishta prezantohet te klubi i ri

20:29, 21/06/2023

Erdenis Gurishta bën hapin e madh në karrierë. Mbrojtësi shkodran është zyrtarisht lojtar i CSKA-së së Sofjes, në Bullgari, skuadër me të cilën ka firmosur për tri sezonet e ardhshme.

Në fakt, pritej një transferim i tillë që kur kapiteni i dha fund përvojës me ekipin e qytetit të tij.

28-vjeçari dhe menaxheri i tij, Arbi Laçi, kanë pozuar me fanellën e skuadrës së njohur bullgare.

Gurishta gjatë sezonit që lamë pas u aktivizua në 30 ndeshje me Vllazninë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco