Nga 0-2 në 3-2, trajneri i Moldavisë: Askush nuk besonte se do të përmbysnim Poloninë

Nga 0-2 në 3-2, trajneri i Moldavisë: Askush nuk besonte se do të përmbysnim Poloninë

20:10, 21/06/2023

Moldavia bëri një përmbysje të çmendur përballë Polonisë, duke hapur kështu llogaritë e Grupit E për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Trajneri i moldavëve, Sergiu Kleshçenko, nuk i fshehu emocionet e këtij triumfi dhe gjithashtu përmendi dhe disfatën ndaj Shqipërisë.

“Bëmë një bisedë të shkurtër në pushimin mes pjesëve. I pyeta lojtarët se çfarë kishim për të humbur tjetër përveçse nderit. Djemtë besuan në veten e tyre dhe ja dolën mbanë më së miri. Jam i sigurt se asnjë person në stadium ose nga ata që po e shikonin në TV nuk besonin se do të përmbysnim sfidën.

Nuk mund të luajmë futboll sulmues dhe të hapur ndaj kundërshtarëve të fortë si Polonia apo Republika Çeke. Dështime ka, siç ishte ajo me Shqipërinë, por kjo flet vetëm për gjendjen e brendshme të lojtarëve”, shprehej Kleshçenko.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco