'Një kapitull mbyllet, një tjetër hapet'/ Ja kur do të bëhet prezantimi zyrtar i Messit

'Një kapitull mbyllet, një tjetër hapet'/ Ja kur do të bëhet prezantimi zyrtar i Messit

19:43, 21/06/2023

Një kapitull mbyllet, një tjetër hapet. Lionel Messi largohet nga PSG për të fluturuar drejt Amerikës, me synimin për ta mbyllur karrierën me fanellën e Inter Miami.

Por… kur do ta bëjë debutimin e tij me ekipin e tij të ri? Argjentinasi duhet të debutojë të premten më 21 korrik, me rastin e ndeshjes së Kupës së Ligës kundër Cruz Azul.

Këtë e konfirmoi presidenti i klubit Jorge Mas duke folur për The Guardian:

“Ne po përpiqemi të rrisim kapacitetin e stadiumit, duke shkuar nga 3000 në 3200 vende. Kërkesa për bileta është dhjetë herë më e lartë se normalja… është e pabesueshme”.

Presidenti parashikoi fluksin e njerëzve që mund të rezultojë nga prania e Lionel Messit. Një ide të asaj që mund të ndodhte e ka pasur disa muaj më parë, kur pleshti qëndroi në Amerikë me pjesën tjetër të kombëtares së Argjentinës përpara se të fluturonte për në Katar:

“Ne patëm mundësinë të shihnim interesimin e madh të tifozëve për Messin dhe ishte vetëm stërvitje… Po përgatiteshim dhe tani mund të them se jemi gati”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco