FOTO/ Me veshje popullore dhe përkrenaren e Skënderbeut, tifozët shqiptarë pushtojnë edhe Ishujt Faroe

FOTO/ Me veshje popullore dhe përkrenaren e Skënderbeut, tifozët shqiptarë pushtojnë edhe Ishujt Faroe

20:13, 20/06/2023

Tifozët shqiptarë janë ndër më besnikët në botë, teksa e kanë përkrahur kombëtaren kuqezi në çdo transfertë. Ata nuk kanë munguar në asnjë ndeshje duke mos pyetur as për largësi apo vështirësi, pasi ata kanë qenë përherë në mbështetje dhe në krah të kuqezinjve, për të luajtur rolin e tyre, si lojtari i 12-të i Shqipërisë. 

Image

Sonte, në mbrëmje, në orën 20:45, kuqezinjtë e Shqipërisë, pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë në “Air Albania”, do të luajnë në Torshavn, ndeshjen e tretë të kualifikueseve të “Euro 2024” përballë ekipit vendës të Ishujve Faroe. 

Vlen të theksohet se tifozët shqiptarë, ndonëse kësaj here më të pakët në numër, rreth 60 gjithsej, sërish janë bërë lajm për mediat vendase, teksa të veshur me kostume popullore si dhe me përkrenaren e Skënderbeut, kanë tërhequr vëmendjen e vendasve, duke i habitur me entuziazmin e tyre. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco