Ish-sulmuesi i Realit i del në krah Pique-s, kritikon ashpër Shakirën për 'luftën' që i ka hapur

Ish-sulmuesi i Realit i del në krah Pique-s, kritikon ashpër Shakirën për 'luftën' që i ka hapur

17:03, 20/06/2023

Sukseset e Shakirës në vitin 2023 janë festuar në të gjithë botën, veçanërisht në Kolumbi. Por jo të gjithë kolumbianët i kanë miratuar performancat e saj të fundit.

Një prej tyre është një tjetër figurë shumë e rëndësishme në vend. Bëhet fjalë për James Rodriguez, një nga lojtarët më të mirë kolumbianë të viteve të fundit, i cili ka lënë gjurmë në ekipe të rëndësishme në botë si Real Madrid dhe Bayern, si dhe ka qenë kapiten dhe ylli i kombëtares kolumbiane.

Futbollisti kolumbian ka dhënë një intervistë për ‘Semana’, në të cilën flet për karrierën e tij, por edhe për Shakirën.

Kjo intervistë ka ngjallur shumë reagime në Kolumbi, pasi James flet për Gerard Pique-n, për të cilin thotë se “E kam takuar disa herë, kështu që nuk mund të them gjëra të këqija për të. Për mua ai është një person i mirë”.  I përballur me këmbënguljen e gazetarit se ish-lojtari i Barcelonës po flitet keq, James nuk e ndryshoi skenarin e tij: “Ka shumë njerëz që e bëjnë këtë, për shkak të asaj që ndodhi. Por për mua ai është një person i mirë”.

Ndërsa kur u pyet për këngët e Shakirës që kanë bërë xhiron e botës, si “Te felicito”, “Monotonia”, “Music Sessions #53” me Bizarrap dhe “TQG” me Karol G futbollisti nuk u shpreh shumë mbështetës. Sipas tij janë të ekzagjëruara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco