Shorti i Champions/ Partizani mëson kundërshtarët e mundshëm

Shorti i Champions/ Partizani mëson kundërshtarët e mundshëm

09:51, 20/06/2023

Sot në Nion të Zvicrës, në orën 14:00 do të hidhet shorti i Ligës së Kampioneve. Kampionët e Partizanit do të njohin kundërshtarin me të cilin do të përballen në turin e parë eliminator.

Ndërkohë, në prag të shortit UEFA ka bërë edhe një ndarje tjetër të rivalëve të mundshëm dhe të kuqtë, do të kenë kundërshtar aspak të lehtë. Nga ndarja e shortit, Partizani është në vazon e skuadrave jo favorite teksa kundërshtarët janë emra të njohur.

5 skuadrat në listë janë: Sheriff Tiraspol (Moldavi), BATE Borisov (Bjelorusi), Astana (Kazakistan), Zrinjski Mostar (Bosnjë Herzegovinë), Makabi Haifa (Izrael). Partizani mund të ketë fatin të luajë me Sherif Tiraspol, ish-skuadra e trajnerit Zoran Zekiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco