UEFA shton ankthin për skuadrat shqiptare, shtyhet orari për hedhjen e shortit

UEFA shton ankthin për skuadrat shqiptare, shtyhet orari për hedhjen e shortit

09:38, 20/06/2023

Në Nion të Zvicrës sot do hidhet shorti për turin e parë eliminator të 3 kompeticioneve më të mëdha Europiane. Partizani do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions, ndërkohë që Tirana, Egnatia dhe Vllaznia do të marrin pjesë në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Fillimisht ishte planifikuar që shorti të niste në orën 12:00 dhe çdo orë do të hidhej shorti për kompeticionet e ndryshme duke filluar nga Championsi, por UEFA ka bërë një ndryshim në orar.

Kështu, shorti i Ligës së Kampioneve do të hidhet në orën 14:00, aty ku Partizani do të mësojë rivalin në turin e parë. Shorti për Ligën e Konferencës do të hidhet në orën 15:00. Në orën 09:00, skuadrat do të mësojnë vazot me rivalët e mundshëm, ku do të ketë vetëm 5 rivalë të mundshëm duke e ngushtuar listën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco