Arabët 'mësyjnë' në Londër, tre lojtarë të Chelseat transferohen në Lindjen e Mesme

Arabët 'mësyjnë' në Londër, tre lojtarë të Chelseat transferohen në Lindjen e Mesme

10:18, 19/06/2023

 

Arabia Saudite vijon me transferimet e bujshme nga Europa. Lojën e hapi Cristiano Ronaldo dhe tashmë në këtë dritare të merkatos, Karim Benzema e N’golo Kante zgjodhën gjithashtu transferimin në Lindjen e Mesme. Por, nuk ka mbaruar me kaq pasi drejtuesit e Federatës arabe kanë mbërritur në Londër për të negociuar të ardhmen e tre futbollistëve të Chelseat.

Fillimisht, është Al Nassr, skuadra ku luan CR7 që është shumë pranë firmës me Hakim Ziyech nga Chelsea. Marokeni ka gjetur gjuhën e përbashkët me Al Nassr dhe sapo kontrata të depozitohet do të udhëtojë drejt Arabisë për t’u bashkuar me CR7.

Në fakt, nuk është lojtari i vetëm që do të largohet nga Chelsea pasi edhe Kalidou Koulibaly do të udhëtojë drejt Arabisë, por me destinacion të ndryshëm nga sulmuesi pasi do të bëhet pjesë e Al Hilal.

Nga ana tjetër, portieri Edouard Mendy është po ashtu i hapur për një transferim drejt Arabisë duke qenë se tashmë nuk konsiderohet më si numri një në Stamford Bridge, aty ku preferohet spanjolli Kepa Arrizabalaga.

Në këtë formë, pritet që treshja të sistemohet në klubet e reja brenda kësaj jave ndërsa Chelsea do të përfitojë financiarisht nga secili futbollist me “Blutë e Londrës” që do të provojnë të stabilizojnë aspektin financiar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco