Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shansi i fundit, Kosova në fushë neutrale për të 'zgjuar' shpresat e kualifikimit

Shansi i fundit, Kosova në fushë neutrale për të 'zgjuar' shpresat e kualifikimit

09:19, 19/06/2023

 

Pas barazimit zhgënjyes pa gola ndaj Rumanisë në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës, Kosova rikthehet sërish në fushë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Për llogarinë e Grupit I, “Dardanët” përballen në transfertë me Bjellorusinë në atë që mund të konsiderohet si “treni” i fundit për Kosovën duke qenë se situata në grup nuk është në favorin e të besuarve të trajnerit Alain Giresse.

“Dardanët” deri më tani kanë grumbulluar vetëm tre pikë nga tre barazimet në tre ndeshjet e para dhe ende nuk e kanë shijuar suksesin e parë. Distanca me vendin e dytë, Rumaninë është katër pikë (Zvicra e vendit të parë duket e pakapshme me 9 pikë të plota) dhe kështu ndaj Bjellorusisë, fitorja është e vetmja alternativë.

Bjellorusët nga ana e tyre janë të fundit në grup dhe nuk kanë marrë asnjë pikë në tre ndeshjet e para ndërsa kujtojmë se kjo sfidë do të zhvillohet në një terren neutral duke qenë se qeveria bjelloruse ka dalë hapur në krah të Rusisë në luftën që po zhvillon ndaj Ukrainës dhe UEFA ka marrë masa ndaj kombëtares së Bjellorusisë.

Kështu, ndeshja do të luhet pa pjesëmarrjen e tifozëve në stadiumin “Szusza Ferenc” të Budapestit në Hungari 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco