Liga e Kombeve/ Trajneri i Spanjës vlerëson kundërshtarët e finales: Kroacia nuk është vetëm Modric

Liga e Kombeve/ Trajneri i Spanjës vlerëson kundërshtarët e finales: Kroacia nuk është vetëm Modric

19:43, 17/06/2023

Spanjë-Kroaci do të jetë finalja e edicionit të tretë të Nations League, që do të zhvillohet të dielën në orën 20:45.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli përpara finales, duke u ndalur edhe tek ekipi kundërshtar, Kroacia, që ka plot lojtarë me kualitet.

“Kroacia ka një skuadër të frikshme. Ata nuk kanë vetëm Luka Modric, kanë në përbërje futbollistë të një niveli shumë të lartë. Sigurisht që duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Modric, pasi loja e tyre sillet rreth tij, një talent i nivelit botëror.

Duam të fitojmë trofeun, për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon tepër të veçantë. Objektivi ynë është të fitojmë dhe ta dërgojmë Spanjën sa më lart të jetë e mundur”, u shpreh trajneri i kombëtares iberike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco