Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve. Dyshohet se…

Silvinjo zgjedh 23 lojtarët anti-Moldavi, 3 mbeten në tribunë

Silvinjo zgjedh 23 lojtarët anti-Moldavi, 3 mbeten në tribunë

18:19, 17/06/2023

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë përzgjedhjen e tij sa u përket 23 emrave që do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme të kuqezinjve ndaj Moldavisë, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Braziliani ka grumbulluar një numër më të madh futbollistësh se herën e kaluar, ku kishte vetëm 23 futbollistë të gatshëm për sfidën, aq sa lejohen në protokoll.

Ndaj këtë radhë, 3 nga 26 lojtarët e grumbulluar prej tij, do të qëndrojnë në tribunë për duelin në ”Air Albania”.

Sipas “Panorama Sport”, tre lojtarët e lënë në tribunë për këtë ndeshje janë portieri Simon Simoni si dhe mbrojtësit Adrian Bajrami dhe Andi Hadroj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco