Trajneri i Moldavisë vlerëson vendin tonë: Jam i lumtur që po kthehem në Shqipëri, keni kulturë unike

Trajneri i Moldavisë vlerëson vendin tonë: Jam i lumtur që po kthehem në Shqipëri, keni kulturë unike

15:37, 17/06/2023

Shqipëria sfidon Moldavinë mbrëmjen e sotme në stadiumin ‘Air Albania”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i moldavëve, Sergei Kleshchenko ka dhënë një konferencë , ku ndër të tjera ka kujtuar herën e fundit që ka qenë në vendin tonë, teksa nuk mungoi as vlerësimi për kuqezinjtë.

“Në fillim të konferencës, dua të them se jam i lumtur që kthehem në Shqipëri. Isha këtu shumë vite më parë kur isha lojtar. Ishte viti 1995 dhe jam i lumtur që jam kthyer në këtë vend me tradita të mrekullueshme dhe me kulturë unike.

E kuptoj që kemi një ndeshje të vështirë përpara (ndaj Shqipërisë). Pikat tona të forta janë një ekip i lidhur ngushtë, përkushtim i plotë në fushë dhe respektim i rreptë i disiplinës së lojës.

E kemi analizuar me kujdes kundërshtarin. Shqipëria është një ekip i ekip i fortë me lojtarë shumë të mirë që luajnë në klube të njohura europiane. Jemi para një ndeshje të vështirë. Ne e njohim filozofinë e futbollit shqiptar bazuar në lojën e shpejtë dhe teknike,” tha Kleshchenko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco