Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Kukësi në 'kaos', skandali i presidentit Gjici fut në telashe klubin verilindor

Kukësi në 'kaos', skandali i presidentit Gjici fut në telashe klubin verilindor

15:23, 17/06/2023

Video e publikuar ditën e djeshme, ku shihet Safet Gjicit që kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij, padyshim që ka tronditur mbarë opinionin publik e sportiv. Presidenti i klubit të Kukësit që ishte njëkohësisht edhe kryetar bashkie i qytetit verilindor u shkarkua nga detyra pas skandalit të publikuar në rrjetet sociale dhe më vonë në media.

Ai rrezikon të dënohet nga drejtësia për “Shpërdorim detyre” teksa SPAK ka nisur procedim penal për të. E në të tillë situatë, në klubin e Kukësit nuk mund të mendojnë aktualisht për merkato. Kjo periudhë ka qenë shumë e ngarkuar te verilindorë sa i përket daljeve.

Shumë futbollistë të larguar dhe tashmë organika e trajnerit Rraman Hallaçi është tejet e cunguar. Në një kohë kur presidenti i nderit rrezikon burgimin, askush nuk e ka mendjen për afrimet që do të pasuronin organikën në këtë moment të merkatos.

Tashmë pritet të shihet se çdo të ndodhë me fatin e klubit të Kukësit në një situatë kaq të rëndë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco