Dita e prezantimit të mbrojtësve, Vllaznia zyrtarizon transferimin e ish-lojtarit të Kukësit

Dita e prezantimit të mbrojtësve, Vllaznia zyrtarizon transferimin e ish-lojtarit të Kukësit

15:03, 17/06/2023

Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e dytë për ditën e sotme. Pas mbrojtësit maqedonas Konstantin Cheshmedjiev, klubi shkodran ka bërë të ditur me anë të një postimi në faqen zyrtare, transferimin e mbrojtësit kukësian, Redon Dragoshi.

Dragoshi ishte pjesë e Kukësit në tri sezonet e fundit, ndërkohë që ka luajtur edhe me Luftëtarin e Erzenin.

“Vllaznia zyrtarizon edhe afrimin e Redon Dragoshit në radhët e saj. Mbrojtësi 23 vjeçar është përforcimi i radhës për skuadrën tonë.

Dragoshi vjen nga skuadra e Kukësit dhe për tre vitet e ardhshme do të jetë kuqeblu. Mirë se erdhe Redon!”, lexohet në komunikatën e kuqebluve.

Kështu Dragoshi bëhet futbollisti i pestë që afrohet në radhët e Vllaznisë këtë merkato vere dhe pritet të mbushë hapësirën e lënë bosh nga Erdenis Gurishta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco