Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Nga Pano te Minga e Manaj, ja lojtarët më të famshëm të Kombëtares që kanë mbajtur numrin 10

Nga Pano te Minga e Manaj, ja lojtarët më të famshëm të Kombëtares që kanë mbajtur numrin 10

14:46, 17/06/2023

Numri 10 simbolizon lojtarin që i jep bukuri lojës së një skuadre, por jo detyrimisht këtë e kanë mbajtur ndër vite futbollist që kanë karakteristikë tërësisht ofensive.

Në Kombëtaren shqiptare, numrin 10 në fanellë e kanë mbajtur emra legjendarë, duke filluar nga i ndjeri Panajot Pano në vitet ‘60. Në brezin e ish-sulmuesit të Partizanit, këtë numër kanë mbajtur edhe shkodrani, Sabah Bizi, që ka luajtur më tepër me Vllazninë apo ish-mesfushori i Tiranës, Niko Xhaçka.

Në vitet ‘80-të ka qenë Arben Minga, i cili e ka mbajtur shpesh, për të vijuar me vitet ‘90-të, ku janë disa lojtarë që mbi shpinë kanë pasur 10.

Fillimisht ka qenë Ledio Pano, ndërsa më pas më tepër e ka mbajtur Altin Rraklli. Ish-sulmuesi ka nisur të luajë me kuqezinjtë që në fillim të viteve ‘90.

Më pas ka qenë Edvin Murati ai që ka pasur këtë numër në fanellë, për të vijuar me vitet 2000, ku Fatmir Vata, Devi Muka dhe Klodian Duro e kanë mbajtur më shpesh. Edhe Emiliano Vila ka pasur 10-ën disa vite, ashtu si Armando Sadiku dhe Rei Manaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco