Sergio Ramos kërkon ta mbyll karrierën aty ku e nisi

Sergio Ramos kërkon ta mbyll karrierën aty ku e nisi

14:31, 17/06/2023

Sipas raportimeve nga Spanja, Sergio Ramos ka shprehur dëshirën të mbyll karrierën e tij futbollistike në klubin ku ai u bë i njohur në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për klubin e Sevilla-s.

Ramos ka shprehur interesimin për të luajtur për Sevillan duke filluar nga sezoni i ardhshëm, përmes vëllait të tij Rene dhe kapitenit aktual të klubit, Jesus Navas, i cili është gjithashtu një mik i ngushtë i mbrojtësit.

Megjithatë, tema e ardhjes së mundshme të Sergio Ramos në Sevilla nuk do të trajtohet menjëherë, pasi klubi është në proces të emërimit të një drejtori të ri sportiv për të zëvendësuar Ramon Rodriguez Verdejo, i njohur si Monchi. Sevilla është gjithashtu e vetëdijshme se nënshkrimi i Ramos do të kishte një kosto të lartë, edhe nëse lojtari ul pagën e tij, duke marrë parasysh konkurrencën në qendërmbrojtës me blerjet dhe lojtarët aktualë të ekipit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco