Peposhi e mbyll me Kukësin, ja ku pritet të transferohet sulmuesi 22 vjeçar

Peposhi e mbyll me Kukësin, ja ku pritet të transferohet sulmuesi 22 vjeçar

14:14, 17/06/2023

Një tjetër lojtar i ka dhënë fund aventurës me Kukësin. Bëhet fjalë për sulmuesin Ergys Peposhi.

Ka qenë vetë 22 vjeçari, i cili me anë të një postimi në faqen zyrtare ka dhënë lajmin se nuk do të jetë më futbollist i verilindorëve.

“Përshëndetje! Si çdo fillim ka dhe një fund. Nga sot nuk do jem më pjesë e F.K Kukësit. Falënderoj klubin për këto tre vite që kemi kaluar bashkë me situatat e mira dhe ato të vështira. Falënderoj të gjithë çunat që kam punuar me ta përgjatë këtyre viteve. Faleminderit dhe tifozëve të Kukësit për mbështetjen që i bën ekipit në çdo moment. Me respekt, Ergys Peposhi!”, shkruan 22-vjeçari.

Sipas informacioneve të fundit, Peposhi pritet t’i bashkohet klubit të Erzenit me të cilët duket se ka arritur dhe akordin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco