Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Kosovës i shtohet një tjetër medalje, Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slamin e Kazakistanit

Kosovës i shtohet një tjetër medalje, Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slamin e Kazakistanit

13:56, 17/06/2023

Pas Nora Gjakovës, e cila fitoi gjatë të premtes medaljen e argjendit, tani Kosovës iu shtua edhe një medalje tjetër në Grand Slamin që po mbahet në Kazakistan.

Është xhudistja Laura Fazliu, e cila ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Xhudistja 22 vjeçare arriti të fitojë në repesazh ndaj xhudistes Dali Liluashvili, të cilën e mposhti me ‘ippon’.

Kujtojmë që Laura e nisi garën nga raundi i dytë, duke mposhtur Esmigul Kuyulova nga Kazakistani, por u mposht në raundin e tretë nga Jisu Kim nga Koreja e Veriut.

Në repesazh, xhudistja jonë mposhti Kamila Badurova, para se të fitonte ndaj Liluashvili në ndeshjen për medaljen e bronztë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco