Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Zyrtare/ Vllaznia nis me afrimet, klubi shkodran prezanton lojtarin nga Maqedonia e Veriut

Zyrtare/ Vllaznia nis me afrimet, klubi shkodran prezanton lojtarin nga Maqedonia e Veriut

13:38, 17/06/2023

Pas një ‘lumë’ lojtarësh të larguar, Vllaznia ka nisur nga puna për të rindërtuar skuadrën.

Së fundmi klubi shkodran ka bërë të ditur afrimin e mbrojtësit maqedonas Konstantin Cesmedziev.

Cesmedziev vjen tek kuqeblutë nga radhët e Septemvri Sofia, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Shkëndijën e Tetovës dhe me Shkupin.

Njoftimi i Klubit të Vllaznisë:

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti Konstantin Cheshmedjiev. 27 vjeçari nga Maqedonia e Veriut luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe ka një karrierë të suksesshme në vendin e tij dhe jo vetëm. Ai tashmë do të jetë kuqeblu për dy vitet e ardhshme.

Welcome Konstantin!”

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco