Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Historia ‘flet’ shqip/ Ja bilanci i ndeshjeve me Moldavinë

Historia ‘flet’ shqip/ Ja bilanci i ndeshjeve me Moldavinë

13:20, 17/06/2023

Shqipëria zhvillon një ndeshje të rëndësishme mbrëmjen e sotme për kualifikueset e EURO 2024. Kuqezinjtë përballen me Moldavinë në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45. Pavarësisht se shihen favorit, djemtë tanë nuk do ta kenë të lehtë ndaj moldavëve, të cilët mund të thuhet se janë një nga “viktimat” tona të preferuara, diçka jo shumë e shpeshtë për një ekip modest si Shqipëria.

Ndaj rivalit të sotëm, Kombëtarja nuk ka provuar asnjëherë humbjen, dhe për fare pak mund të kishte pasur një bilanc qind për qind fitues. Ekipi kuqezi ka luajtur 5 ndeshje deri tani ndaj përfaqësueses së republikës ish-sovjetike duke arritur 4 suksese dhe një barazim me një golavarazh 12-2. Historia nisi në 1995 në eliminatoret e Europianit, kur në 29 mars dominuam në “Qemal Stafa” me shifrat 3-0, me dy gola të Sokol Kushtës dhe një të Salvador Kaçajt.

Pak muaj më pas, në 7 qershor, kuqezinjtë me trajnerin Neptun Bajko në stol ia dolën në Çisinau 3-2, dhe rrjetat patën për autorë sërish Kushtën, Arjan Bellain dhe Rudi Vatën. U desh të kalonin 17 vjet për një miqësore që përfundoi 0-0 në Tiranë, ndërsa triumfet ishin bindëse edhe nën drejtimin e trajnerit Edi Reja në eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Në “Elbasan Arena” u fitua 2-0 e golat u realizuan nga Sokol Cikalleshi dhe Ylber Ramadani. Së fundmi, fitorja ishte e jashtëzakonshme 4-0 në stadiumin e Çisinaut. Autorë të rrjetave ishin Cikalleshi, Keidi Bare, Lorenc Trashi dhe Rej Manaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco