Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Festimet tripletës te Manchester City: Ruben Dias volli në çantën e nënës së Jack Grealish

Festimet tripletës te Manchester City: Ruben Dias volli në çantën e nënës së Jack Grealish

12:50, 17/06/2023

Pas tripletës (fitimi i Ligës së Kampionëve, Premier League dhe FA Cup), Manchester City kishte nevojë të festonte. Nëse Jack Grealish bëri shumë zhurmë gjatë festimeve të ekipit të tij, ranë në sy edhe lojtar të tjerë të “Qytetarëve”. Një prej tyre e zbuloi, Ederson, portieri i Manchester City-t, i cili tregoi një anekdotë për Ruben Dias.

“Është 1% e lojtarëve që nuk kanë pirë, është Nathan Ake. Ka lojtarë që nuk pinë, por kanë bërë një përjashtim. Kështu ndodhi me Ruben Dias, i cili nuk mundi ta përballonte pijen. Ai volli dy herë në çantën e mamasë së Grealishit. Ajo duhet të ketë qenë e lumtur” , tha braziliani në një konferencë për shtyp para se të shtonte: “Ishte çmenduri. Pas një sezoni shumë të lodhshëm, rraskapitës dhe shumë të suksesshëm, ne arritëm edhe diçka që vetëm United e kishte arritur në vitin 1999. Sigurisht që duhej të festonim, ta linim emocionin. Janë njëmbëdhjetë muaj punë shumë intensive. Vërtet duhej ta shijoje, duhej të pije, të pije dhe të pije. 99% e grupit pinë. Në jetë, ju duhet të shijoni momentet e bukura”, tha Ederson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco