Do të qëndrojë apo do të largohet nga Barça? Raphinha 'vulos' të ardhmen e tij

Do të qëndrojë apo do të largohet nga Barça? Raphinha 'vulos' të ardhmen e tij

12:25, 17/06/2023

I transferuar sezonin e kaluar nga Leeds, Raphinha pati një sezon mjaft interesant me Barçën këtë vit. Anësori brazilian shënoi 10 gola dhe dhuroi 12 asistime dhe mbi të gjitha ishte mjaft i qëndrueshëm në "korsinë" e tij të djathtë. 26-vjeçar brazilian është përmendur si një lojtar që ka të ngjarë të largohet nga Katalonja këtë verë. Por ai në një prononcim për mediat donte t'i jepte fund thashethemeve.

I pyetur për të ardhmen e tij, Raphinha ishte i qartë. Nuk bëhet fjalë për largim. “Sigurisht që do të vazhdoj te Barcelona. Sezonin e ardhshëm dhe të ardhshëm, dhe të ardhshëm, kam shumë vite në kontratën time dhe shpresoj t'i përmbush këto dhe shumë të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco