Legjenda e Rumanisë kritikon Federatën e Kosovës: Nuk mund ta besoj që në vitin 2023 ka një përfaqësuese që...

Legjenda e Rumanisë kritikon Federatën e Kosovës: Nuk mund ta besoj që në vitin 2023 ka një përfaqësuese që...

10:53, 17/06/2023

Kosova  siguroi barazimin e tretë radhazi në këto eliminatore të Euro 2024, duke humbur një mundësi të mirë për të shkurtuar diferencën me dy skuadrat e kreut në Grupin I.

“Dardanët” barazuan pa gola në “Fadil Vokrri” me Rumaninë e cila kishte siguruar pikët e plota në dy ndeshjet e para, por që mbrëmjen e djeshme ishte dukshëm inferiore ndaj vendasve.

Terreni i vështirë në të cilin u luajt ndeshja i ka bërë përshtypje edhe legjendës së Rumanisë, Adrian Mutu, i cili ka kritikuar Kosovën për gjendjen e fushës, madje duke u shprehur se i duket e pabesueshme sesi në vitin 2023 mund të luhet në kushte të tilla.

“Ishte një lojë ku ishim të dominuar, realisht nuk arritëm të bënim shumë në anën sulmuese. Ne shkuam në kundërsulm që na vuri në disa situata të rrezikshme, por jo aq të rrezikshme sa për të shënuar. Ishte një fushë e vështirë, vërtet nuk mund ta besoj që në vitin 2023 ka ende një ekip, në nivel kombëtar, që mund të luajë në një fushë të tillë që na kushtëzoi pak”, tha Mutu për mediat rumune

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco