Rrahmani: Nga larg fusha duket e mirë, por nga afër është katastrofë! Duhej të kishim 9 pikë

Rrahmani: Nga larg fusha duket e mirë, por nga afër është katastrofë! Duhej të kishim 9 pikë

10:07, 17/06/2023

Pas barazimit pa gola me Rumaninë në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 për Grupin I, Amir Rrahmani u prononcua për mediat. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, theksoi se terreni ishte fajtor për mungesën e golit ndërsa shtoi se Dardanët duhej të kishin nëntë pikë dhe jo tre sa kanë aktualisht.

“Besoj që kemi ende shanse për kualifikimin, varet prej Rumanisë por edhe prej nesh. Kemi dhënë maksimumin edhe pse ishte një ndeshje e vështirë në një fushë shumë të keqe, nuk mund të shprehhnim cilësitë. Kështu ishte edhe meAndorrë, nga lart fusha duket e mirë por nga afër është shumë keq. Pastaj edhe kundërshtari mbrohet me shumë lojtarë e bëhet e vështirë.

Mund të kishim nëntë pikë, por kemi vetëm tre. Kemi pësuar pak kundërsulmi, por ishte faji i fushës. Shenjë pozitive që nuk pësojmë. Kjo ndeshje mbaroi dhe nuk duhet të mendojmë, me Bjellorusinë luajmë pas tre ditësh dhe duhet të përgatitemi për të provuar dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje. Shpresa vdes e fundit”, u shpreh Rrahmani për Super Sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco