Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

EURO 2024/ Franca dhe Anglia bëjnë detyrën, Maqedonisë së Veriut nuk i mjafton goli i Bardhit

EURO 2024/ Franca dhe Anglia bëjnë detyrën, Maqedonisë së Veriut nuk i mjafton goli i Bardhit

22:43, 16/06/2023

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 20:45, të vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.

Franca nuk gabon në ndeshjen e Grupit B, teksa mposhti në transfertë me shifrat 0-3 Gjibraltarin. “Gjelat”, ashtu siç edhe pritej e zgjidhën ndeshjen shpejt duke gjetur golin që në minutën e tretë me anë të Olivier Giroud, i cili shfrytëzoi një pasim të Coman. Në fundin e pjesës së parë, francezët dyfishuan shifrat me anë të Kylian Mbappe që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në fraksionin e dytë, vendasit përkeqësuan shifrat me Moulhi që gaboi duke shkaktuar autogol në minutën e 78.

Pas kësaj fitoreje, Franca mbetet në vendin e parë të Grupit B me 9 pikë të plota pas tre ndeshjesh të luajtura ndërsa në vendin e dytë renditet Greqia me 6 pikë që nga ana e saj mposhti në shtëpi Irlandën me rezultatin 2-1. Në këtë grup aktualisht vetëm vendi i tretë për Holandën që pas dy ndeshjesh ka dy pikë në llogari.

Sakaq, as Anglia nuk gaboi në transfertë duke mposhtur Maltën me shifrat 0-3. Në ndeshjen e vlefshme për Grupin C, “Tre Luanët” e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë teksa zhbllokuan rezultatin pas një autogoli të Apap në minutën e tetë. 20 minuta më pas ishte Trent Alexander-Arnold që dyfishoi rezultatin ndërsa në të 31-tën, Kane shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë, pati vend edhe për një gol të Callum Wilson që realizoi me anë të një penalltie në minutën e 84. Pas kësaj fitoreje, Anglia ruan vendin e parë me nëntë pikë të plota pas tre ndeshjeve të para ndërsa Maqedonia e Veriut mban vendin e dytë me 4 pikë.

Këta të fundit shpërdoruan një avantazh prej dy golash me Ukrainën dhe u mposhtën me shifrat 2-3, teksa në listën e golashënuesve ishte edhe Enis Bardhi. Por, në fraksionin e dytë, ukrainasit u zgjuan dhe përmbysën shifrat teksa aktualisht, mbjnë vendin e katërt me 3 pikë, po aq sa Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Në ndeshjet e tjera, Zvicra fitoi në transfertë përballë Andorrës me shifrat 1-2, Izraeli fitoi në transfertë me Bjellorusinë 1-2, Danimarka barazoi 1-1 me Irlandën e Veriut, Turqia fitoi me Letoninë 2-3, Kazakistani fitoi në transfertë 0-3 ndaj San Marinos si dhe Armenia mposhti në transfertë Uellsin me shifrat 2-4.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco