'Ju kurrë nuk do të luftoni vetëm' – Kjo është koreografia e 'Dardanëve'

'Ju kurrë nuk do të luftoni vetëm' – Kjo është koreografia e 'Dardanëve'

21:22, 16/06/2023

Përfaqësuesja e Kosovës po e zhvillon sonte një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Dardanët” po përballen me rivalin direkt për vendin e dytë në Grupin I të kualifikimeve për “Euro 2024”, Rumaninë.

Ndeshja ka nisur në ora 20:45 dhe po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët”, kanë përgatitur një koreografi fantastike edhe për sonte.

“Ju kurrë nuk do të luftoni vetëm”, thuhet në mesazhin e shfaqur nga tifozët kosovarë.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco