Tifozët të tërbuar: Përfituan nga imazhi i Messit dhe shitën 60 mijë bileta për një ndeshje ku ai nuk do të luajë

Tifozët të tërbuar: Përfituan nga imazhi i Messit dhe shitën 60 mijë bileta për një ndeshje ku ai nuk do të luajë

20:16, 16/06/2023

Tifozët indonezianë të Lionel Messit ishin thellësisht të zhgënjyer pasi mësuan se ylli argjentinas nuk do të luante në një ndeshje miqësore në Xhakarta, ku shumë prej tyre akuzuan organizatorët për reklama të rreme.

Në fakt, shumë tifozë nxituan të blinin më shumë se 60 mijë bileta për ndeshjen e së hënës mes Indonezisë dhe kampionëve të botës, Argjentinës, të tërhequr nga fushata reklamuese për eventin ku Messi është më i spikaturi.

Por pas ditësh pasigurie, tifozët indonezianë mësuan se heroi i tyre nuk do të udhëtonte në vendin e Azisë Juglindore.

“Ndihem i trishtuar dhe i zhgënjyer”, tha një tifoz indonezian që udhëtoi drejt kryeqytetit indonezian për të parë idhullin e tij.

Kujtojmë që skuadra e futbollit të Argjentinës, kampionët aktualë të botës, mundën Australinë 2-0 në një ndeshje miqësore në Pekin të enjten, falë golave ​​të Lionel Messi dhe Germano Pezzella.

Messi mori duartrokitje nga spektatorët që mbushën Stadiumin e Punëtorëve në Pekin, shumica e të cilëve ishin të veshur me fanellat e kombëtares së Argjentinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco