'Avullojnë' biletat për përballjen ndaj Moldavisë, ja sa janë shitur deri një ditë para ndeshjes

'Avullojnë' biletat për përballjen ndaj Moldavisë, ja sa janë shitur deri një ditë para ndeshjes

18:55, 16/06/2023

Ndeshja e kombëtares shqiptare të futbollit ndaj Moldavisë mund të dhurojë një stadium të tejmbushur në mbështetje të kuqezinjve. Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë ndaj Polonisë, interesimi për të parë në veprim skuadrën e drejtuar nga Silvinjo ka qenë i lartë.

“Panorama Sport” ka mësuar se deri një ditë pata ndeshjes, janë shitur 17400 bileta për këtë sfidë e cila luhet të shtunën në darkë në “Air Albania”.

Ky është një numër relativisht i lartë biletash të shitura, duke llogaritur emrin e kundërshtarit që është përballë kuqezinjve, pasi shifra të tilla zakonisht arrihen kur në Tiranë zbarkojnë emra të njohur për futbollin europian. Tani është në dorën e lojtarëve kuqezi që të mos zhgënjejnë një interesim të tillë nga tifozët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco