Egnatia godet në merkato, rrogozhinasit 'rrëmbejnë' mesfushorin e Tiranës

Egnatia godet në merkato, rrogozhinasit 'rrëmbejnë' mesfushorin e Tiranës

18:09, 16/06/2023

Albano Aleksi është lojtari më i ri i Egnatias. Mesfushori nuk gjeti akordin për të vijuar bashkëpunimin me Tiranën dhe e mbyll eksperiencën në kryeqytet vetëm pas një viti. Akordin me Aleksin e njoftoi vetë klubi rrogozhinas nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit në rrjetet sociale.

Mesfushori 30-vjeçar konsiderohet si një përforcim me shumë vlera për skuadrën rrogozhinase jo vetëm për kampionatin e ardhshëm, por edhe për garat europiane aty ku Egnatia është e kualifikuar në turine parë të Conference League.

Madje, në njoftimin e Egnatias bëhet e ditur se lojtari është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetovës për të qenë në rendimentur e duhur pikërisht për garat europiane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco