Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Liga e Kombeve/ Daliç: Mund të fitojmë finalen ndaj Spanjës

Liga e Kombeve/ Daliç: Mund të fitojmë finalen ndaj Spanjës

15:41, 16/06/2023

Zllatko Daliç është njeriu i arritjeve të mëdha për Kroacinë, por pas vendit të dytë në Europian dhe të tretit në Botëror, të dielën ndoshta mund të vijë edhe trofeu i parë ndërkombëtar për përfaqësuesen

“Po, besoj të dielën mund të fitojmë, sepse jam i bindur kur them se kjo është kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave që Kroacia ka pasur ndonjëherë.

Pse? Sepse ka një dinozaur si Modriç, që të habit se ku e gjen forcën, pastaj klasi i tij s’ka nevojë për komente. Por mbi të gjitha, sivjet kemi edhe një si Petkoviç, për të cilin nuk e ekzagjeroj kur them se është një futbollist i denjë për Realin e Madridit apo Barcelonën. Por ajo që më habit më shumë është se pavarësisht se kemi ndryshuar mjaft lojtarë nga Botërori, na janë dashur vetëm 8 seanca stërvitore për të kuptuar menjëherë mekanizmat dhe për këtë arsye them se Kroacia mund ta fitojë dhe ndoshta për atë që ka treguar së fundmi meriton trofeun e Ligës së Kombeve”, deklaroi ish-trajneri i klubit Dinamo në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco