'EURO 2024'/ Shqipëria e plotë ndaj Moldavisë, shiten 13 mijë bileta

'EURO 2024'/ Shqipëria e plotë ndaj Moldavisë, shiten 13 mijë bileta

10:24, 16/06/2023

Shqipëria do të luajë nesër kundër Moldavisë, një ndeshje tepër e rëndësishme për rrugën drejt “EURO 2024”. Kuqezinjtë, tashmë të drejtuar nga Silvinjo, do të tentojnë të rikthehen te fitorja në një ndeshje zyrtare, e cila mungon që prej nëntorit 2021 kundër Andorrës dhe këtë do ta kërkojnë përpara 13 mijë tifozëve në “Air Albania”, aq sa mësohet të jetë deri tani numri i biletave të shitura.

Sot Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën stërvitore zyrtare para ndeshjes, ndërkohë që në orën 16:45 trajneri Silvinjo do të jetë para gazetarëve në konferencën zyrtare për median.

FORMACIONI- Shqipëria pritet që të nisë me këtë formacion: Në portë Strakosha është më i avantazhuar sesa Berisha, por gjithsesi nuk përjashtohet që Etriti të jetë nga minuta e parë. Në mbrojtje braziliani është edhe më i qartë, teksa me mungesën e Balliut, Hysaj kalon djathtas dhe qendra bëhet nga Ismajli dhe Gjimshiti, ndërsa majtas gati është Mitaj.

Në mesfushë pritet të jenë Ramadani, Bare, Bajrami, por një dilemë është edhe Asllani. Ndërkohë përpara do ta nisë e njëjta treshe si në Varshavë: Asani, Uzuni dhe Cikalleshi në majë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco