Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Zyrtare/ Partizani blindon Rrapajn, kontratë afatgjatë me mesfushorin e talentuar

Zyrtare/ Partizani blindon Rrapajn, kontratë afatgjatë me mesfushorin e talentuar

20:18, 14/06/2023

Partizani ka bërë një nga goditjet më të rëndësishme në merkaton e verës. Edhe pse në fakt bëhet fjalë për një rinovim, për të kuqtë është një fitore e madhe, pasi ia kanë dalë të rinovojnë dhe të lidhin me një kontratë afatgjatë Arinaldo Rrapajn.

Lojtari, një nga protagonistët kryesorë të edicionit të titullit kampion, kishte mbyllur marrëveshjen me ët kuqtë dhe ishte një futbollist i lirë. Kërkesat për të nuk mungonin dhe lojtari kishte menduar edhe të largohej nga kampionati shqiptar, siç provoi edhe gjatë këtij edicioni në janar.

Por në fund mes palëve është arritur akordi dhe Rrapaj ka firmosur kontratën e re që e lidh me kryeqytetasit deri në vitin 2026, duke e kthyer tashmë në një nga kolonat kryesore të këtij projekti në klubin e Partizanit.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

𝐀𝐑𝐈𝐍𝐀𝐋𝐃𝐎 𝐑𝐑𝐀𝐏𝐀𝐉 𝐑𝐈𝐍𝐎𝐕𝐎𝐍 𝐌𝐄 𝐊𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍𝐄̈𝐓

𝐌𝐞𝐬𝐟𝐮𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢 𝟐𝟏 𝐯𝐣𝐞𝐜̧𝐚𝐫, 𝐢 𝐤𝐮𝐪 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝟐𝟎𝟐𝟔

Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Arinaldo Rrapaj. 21-vjeçari dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2026, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar.

Një hap i cili ka konkretizuar pozitivisht të ardhmen e Rrapaj te Partizani njëkohësisht edhe kontingjent i ekipit tonë përfaqësues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco