Lajmi i fundit

LIVE/ Prortestuesit shkulin gardhin tek bashkia, përballen me polciinë

Njihuni me arbitrin që do të gjykojë Shqipëri-Moldavi

Njihuni me arbitrin që do të gjykojë Shqipëri-Moldavi

14:04, 14/06/2023

Shqipëria do të luajë të shtunën një ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e Europianit ku përballë do të ketë Moldavinë.

Kuqezinjtë e Silvinjos do të provojnë të marrin fitoren e parë në këtë fushatë ku për më tepër kanë edhe ndeshjen e parë në shtëpi me trajnerin e ri.

Ky takim do të gjykohet nga një katërshe holandeze arbitrash.

Kryesori i ndeshjes do të jetë Denis Higler, i cili për shqiptarët është një emër i njohur.

Dy vite më parë, ai gjykonte ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Bazelit dhe Partizanit, ku të kuqtë mundeshin në Zvicër me rezultatin 3-0.

Higler do të ndihmohet nga Jos van Zuilen dhe Doi de Nas të cilët do të jetë asistentët.

Gjyqtar i katërt i këtij takimi do të jetë Ingmar Ostrom.

Vëzhgues i UEFA-s do të jetë turku Barish Shimshek, ndërkohë që delegat do të jetë Haraldur Haraldson nga Islanda.

Arbitër: Denis Higler (Holandë)

Asistentë: Jos van Zuilen; Doi de Nas

I katërt: Ingmar Ostrom

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco