Fitoi Kupën e Kosovës në debutimin si trajner, Prishtina konfirmon Currin në krye të skuadrës

Fitoi Kupën e Kosovës në debutimin si trajner, Prishtina konfirmon Currin në krye të skuadrës

18:17, 13/06/2023

 

U emërua trajner i skuadrës së Prishtinës në mars, duke marrë vendin e Ismet Munishit dhe në fund të sezonit arriti që të fitonte kupën e Kosovës me skuadrën kryeqytetase. Debatik Curri konfirmohet në krye të stolit të Prishtinës edhe për sezonin e ardhshëm.

“Ish-futbollisti jonë, që nga kategoritë e reja, si lojtar kishte fituar titullin e kampionit, kurse trofeun e Kupës e arriti si ushtrues detyre i kryetrajnerit. Curri, 39 vjeç, futbollist me përvojë të madhe ndërkombëtare, trajner i skuadrës që nga viti 2018, ka bindur krerët e klubit për t’i dhënë përgjegjësinë e madhe që edhe zyrtarisht t’i prijë skuadrës më të madhe në vend”, shkruhet në njoftimin e klubit.

“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin e zemrës, FC Prishtina. Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua.

Kjo më jep përgjegjësi që të vazhdoj t’i ushtrojë detyrat e mija të plota që këto suksese t’i përsërisë edhe në edicionin e ri. Objektivat e skuadrës janë të qarta. Ekipi ka shumë futbollistë të rinj të talentuar që do të jenë shtylla kryesore e skuadrës. Ndërsa pres që klubi në ditët në vazhdim do të më ofroj edhe futbollistët që kam planifikuar t’i kem për sezonin e ri. Dua të falënderoj udhëheqësit e klubit dhe drejtorin sportiv Driton Krasniqi, për besimin e dhënë. Jam i bindur se do të vazhdojë rrugën e lavdishme të një klubi siç është Prishtina”, ka deklaruar Curri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco