Inter dhe Chelsea po përgatisin marrëveshje të mëdha: Tre lojtarë në qarkullim, priten oferta zyrtare

Inter dhe Chelsea po përgatisin marrëveshje të mëdha: Tre lojtarë në qarkullim, priten oferta zyrtare

18:15, 13/06/2023

Interi dhe Chelsea do të zhvillojnë një takim në ditët në vijim për të negociuar transferimin e tre lojtarëve, përfshirë Romelu Lukaku, Kalidou Koulibaly dhe Andre Onana.

Sipas Fabrizio Romano, prioriteti i Lukakut është të qëndrojë te Inter dhe vetëm në këtë klub ai mund të shihet sezonin e ardhshëm.

E gjithë kjo vjen në një kohë kur kishte një histori se Lukaku mund të shkonte në Arabinë Saudite dhe te skuadra e Al-Hilal, e cila pa sukses tentoi të sillte Lionel Messin në radhët e saj.

Gjithashtu, shtohet se Interi dëshiron të sjellë mbrojtësin e Chelseat dhe ish-lojtarin e Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili me siguri do të largohet pas nuk është aktivizuar shumë në radhët e Bluve të Londrës. Këta të fundit janë të hapur për bisedime, por kërkojnë të përfshijnë në bisedime një lojtar të zikaltërve.

Bëhet fjalë për portierin Onana dhe Romano shprehet se Chelsea do të kërkojë qëndrimin përfundimtar të Interit për këtë portier dhe se më pas do të vendosë nëse do të dërgojë një ofertë zyrtare në adresën e klubit italian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco