Një kontratë me Realin? Mbappe 'shpërthen' kundër mediave: Nuk do të largohem nga PSG-ja

Një kontratë me Realin? Mbappe 'shpërthen' kundër mediave: Nuk do të largohem nga PSG-ja

17:30, 13/06/2023

Gjatë ditës së sotme doli një lajm ku thuhej se PSG i ka dhënë ultimatum Kylian Mbappes të nënshkruaj kontratë të re gjatë kësaj vere ose do ta nxjerrin në shitje në këtë merkato, pasi drejtuesit parisien nuk duan ta humbasin yllin francez falas.

Megjithatë, këto lajme i  përgënjeshtroi menjëherë Mbappe në rrjetet sociale.

 

 

Mbappe duke ripostuar në "Twitter' një postim ku thuhet se ai dëshiron t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, shkruan sipër se kjo është veç një “gënjeshtër”, duke shtuar se është shumë i lumtur te PSG.

Bomberi francezs po ashtu thotë se nuk ka kërkuar të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë dhe se letra që ai i dërgoi klubit u zbulua me qëllim për të “dëmtuar imazhin e tij”.

Reagimi i Mbappe është shumë ndryshe nga lajmi që qarkulloi këtë të hënë, se ai i kishte shkruar PSG-së për t’iu komunikuar se nuk do të aktivizonte klauzolën në marrëveshjen e tij aktuale që do ta bënte kontratën të vlefshme deri në 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco