Mbappe shkakton alarm në radhët e gjigantëve, shfaqen dy opsione të reja transferimi

Mbappe shkakton alarm në radhët e gjigantëve, shfaqen dy opsione të reja transferimi

17:34, 13/06/2023

Sulmuesi francez Kylian Mbappe i ka bërë të ditur PSG-së se nuk ka ndërmend të aktivizojë klauzolën me të cilën do t'i rinovohej kontrata dhe sapo lajmi pa dritën e diellit, në Madrid u zgjuan menjëherë.

Klubi Realit është favoriti kryesor për të sjellë një nga futbollistët më të mirë në botë, por “lojës” i janë bashkuar edhe klube të tjera, shkruan The Times.

Përkatësisht, dy klubet angleze Chelsea dhe Manchester United janë të interesuar për të sjellë Mbappe.

Në radhët e Djajve të Kuq besojnë se Mbappe do t'i kthente në majat e futbollit europian, ndërsa pasaniku amerikan i Chelsea, Todd Boehly nuk ka probleme me shpenzimin e qindra milionë eurove.

Dëshira e tij e bëri Chelsean sërish kampion të Evropës, kështu që klubi nga Stamford Bridge shpenzoi më shumë se 600 milionë euro për përforcime në sezonin që përfundoi.

Kujtojmë, Mbappe është i lidhur me kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe ai vetë ka mundësi ta rinovojë kontratën edhe për një vit, për të cilin ka një afat deri më 31 qershor.

L'Equipe bëri të ditur se Mbappe tashmë e ka marrë vendimin dhe ka njoftuar klubin se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën, ndaj PSG do të përpiqet ta shesë atë këtë verë për të mos mbetur pa përfituar para.

Mbetet të shihet në javët në vijim se ku do të vazhdojë karrierën Mbappe dhe nëse transferimi i tij do të bëhet më i shtrenjti i të gjitha kohërave.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco