Cannavaro mban premtimin, udhëton me biçikletë nga Roma në Napoli

Cannavaro mban premtimin, udhëton me biçikletë nga Roma në Napoli

17:23, 13/06/2023

Ish-fituesi i Kupës së Botës me Italinë dhei i Topit të Artë, Fabio Cannavaro, ka përmbushur “betimin” e tij dhe ka bërë me biçikleta rrugën nga Roma në Napoli.

Cannavaro ka premtuar se do të udhëtojë nga Roma në Napoli nëse napolitanët fitonin kampionatin  këtë vit.

Napolitanët arritën të fitonin titullin për herë të parë pas 33 vitesh të drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti dhe ish-mbrojtësi i madh e mbajti fjalën. Ai udhëtoi 254 kilometra me një grup miqsh me biçikletë dhe iu deshën gjashtë orë e 55 minuta.

Edhe pse e ka mbyllur karrierën futbollistike “kohë më parë”, duket se Fabio është ende në formë të mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco