Diaz prezantohet te Reali por pyetet për Mbappe-n: E shihni, jam unë këtu sot dhe është dita ime

Diaz prezantohet te Reali por pyetet për Mbappe-n: E shihni, jam unë këtu sot dhe është dita ime

16:40, 13/06/2023

Brahim Diaz është prezantuar sot me fanellën e Realit pas rikthimit nga Milani, teksa në konferencën për shtyp para mediave, ai u pyet edhe në lidhje me një transferim të mundshëm të Kylian Mbappe-s i cili ka njoftuar PSG-në se nuk do të rinovojë kontratën.

Por, futbollisti spanjoll e ka shmangur pyetjen edhe ka kërkuar që interesi të jetë për të duke qenë se është ai në konferencë shtypi. Diaz shton se e priste një pyetje të tillë.

“Mbappe? Nuk mendoj se është koha për të folur për këtë. E shihni, jam unë këtu. Është dita ime edhe pse e kisha imagjinuar që do të merrja një pyetje të tillë. Jam i lumtur që jam te Reali ashtu si çdo lojtar tjetër. Duhet të respektoni lojtarin dhe klubin”, u shpreh Diaz.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco