'Do të bind Perezin që të lirojë Ancelottin', presidenti i Federatës Braziliane këmbëngul për trajnerin italian

'Do të bind Perezin që të lirojë Ancelottin', presidenti i Federatës Braziliane këmbëngul për trajnerin italian

16:22, 13/06/2023

 

Brazili nuk ka në plan të heqë dorë nga Carlo Ancelotti. Drejtuesit e Federatës Braziliane të Futbollit po këmbëngulin që tekniku italian të marrë me çdo kusht drejtimin e Seleçaos dhe këtë gjë e konfirmon vetë presidenti i Federatës, Ednaldo Rodgiues.

Ky i fundit i kërkoi ndihmë homologut të tij spanjoll, Luis Rubiales që t’i ndërmjetësojë një takim me Florentino Perez për ta bindur që të lejë të lirë Ancelottin. “Do të shohim nëse Rubiales do të arrijë të ndërmjetësojë një takim me Perezin. Jemi në Spanjë deri më 18 qershor dhe do të provojmë të organizojmë një takim”, shprehet fillimisht Rodrigues.

“Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe do të ishte bukur të trajnonte një nga Kombëtaret më të mira në botë, pa i hequr asnjë meritë trajnerëve të tjerë dhe Kombëtareve të tjera. Jam këtu me Luis Rubiales që është një mikë i mirë i Florentino Perezit dhe do t’i kërkoj që t’i thotë një fjalë të mirë Perezit për të lënë të lirë Ancelottin”, tha ndër të tjera presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco