Zyrtare/ Kapiteni largohet nga Vllaznia, pritet transferimi në kryeqytet

Zyrtare/ Kapiteni largohet nga Vllaznia, pritet transferimi në kryeqytet

16:25, 13/06/2023

Erdenis Gurishta i jep fund me Vllazninë. Kapiteni i kuqebluve ka vendosur të mbyllë aventurën me fanellën e qytetit ku lindi dhe u formua si futbollist, teksa lajmin e bëri të ditur vetë në rrjetet sociale.

Mbrojtësi Gurishta është pjesë e Vllaznisë që prej vitit 2014 dhe në 4 sezonet e fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, megjithatë duket se ka vendosur të mos rinovojë bashkëpunimin dhe të largohet nga Shkodra.

Mbetet të shihet ku do të transferohet tani mbrojtësi shkodran, që duket se do të qëndrojë në Kategorinë Superiore, pasi ka marrë oferta nga klubet e kryeqytetit, Partizani e Tirana.

Ja postimi i Gurishtës:
Cdo fillim e ka nje fund !
15 gusht 2014-31 maj 2023

Eshte e pamundun me i permbledh gati 10 vite ne disa rreshta por mendoj se e keni pa te gjithe pasionin dhe deshiren teme ne cdo ndeshje te lujtun.
Padiskutim mirenjohes dhe falenderues gjithmone skuadres te zemres,qytetit tem dhe tifozeris te mrekullueshme shkodrane.
Largohem me koken lart,i vetdijshem dhe shum i sigurte qe per kyt fanelle dhe per kyt klub dhashe gjithcka nga vetja jeme
Fanella e Vllaznis peshon shume ,ndaj gjithe keto vite djersita me krenari dhe perkushtim per kyt fanelle dhe jo vetem djers,kur ishte e nevojshme dhe gjak.
Shiriti i kapitenit nuk eshte as titull as trofe individual por eshte pergjegjesi e madhe dhe nder,prandaj gjithe kto vite jam perpjek qe te jem nje shembull si ne fushe si jashte fushes.

Te filloj me falenderimet nuk do mbaronin shkurt por realisht i falenderoj te gjithe ato qe me kan qendru afer si ne t mire si ne t keq,te gjithe ato qe i kam pas afer keto vite,shoket e ekipit,trajneret,mjeket,fizioterapistet,punetoret,drejtusat,Presidentin Alban Xhaferi por padyshim falenderimi ma i madh i takon Allahut qe me dha shendet e te mira pafund.
Shkodra dhe Vllaznia meritojn shume ma shume dhe uroj me gjithe zemer te vijne dita e sukseve te medha !

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco