Grealish zbuloi se çfarë do të bënte nëse nuk do të ishte futbollist

Grealish zbuloi se çfarë do të bënte nëse nuk do të ishte futbollist

16:14, 13/06/2023

Futbollisti i Manchester Cityt, Jack Grealish ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj skuadre gjatë festës së fitimit të Champions, të cilin e arritën me shumë se me meritë.

Mesfushori anglez luajti një rol shumë të rëndësishëm në skuadrën e Pep Guardiolës që fitoi kurorën e trefishtë këtë vit. Krahas Ligës së Kampionëve, Qytetarët mbrojtën trofeun e Premier League dhe fituan edhe FA Cup.

Grealish iu bashkua Cityt nga Aston Villa në vitin 2021 dhe dikur u zbuloi gazetarëve se çfarë do të bënte nëse nuk do të ishte një futbollist i suksesshëm .

"Nëse nuk do të isha lojtar, do të rrija me miqtë e mi dhe do të bëja atë që po bëjnë ata. Do të udhëtoja kudo duke parë Anglinë, duke shkuar në bare dhe duke bërë gjëra të tjera", tha Grealish.

Image

Prej ditësh në rrjetet sociale qarkullojnë video të anglezit në gjendje dukshëm të dehur, ndaj deklarata e tij nuk është befasuese.

Kujtojmë se në ndeshjen finale, Qytetarët mundën Interin me rezultatin minimal 1-0 dhe fituan trofeun e shumëdëshiruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco