Roma përsëri e interesuar për Xhakën

Roma përsëri e interesuar për Xhakën

15:01, 13/06/2023

Derisa planet e Jose Mourinhos për ndryshime në klub ndryshojnë, Roma është e gatshme që ta blejë yllin e Arsenalit, Granit Xhakën.

Sipas Fichajes, klubi italian ka kthyer interesin e dy viteve më parë për mesfushorin e Zvicrës.

Xhaka pritet që të largohet nga "The Emirates" gjatë verës, teksa "Topçinjtë" për të kërkojnë mbi 20 milionë euro.

Roma ka qenë e interesuar për mesfushorin, në kohën kur ai kishte s’kishte raporte aq të mira me tifozët.

Përveç Romës, atë sivjet janë duke e kërkuar edhe Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco