Ka fituar gjithçka në moshën 23-vjeçare, sulmuesit të City-t i mungon vetëm… trofeu që nuk e do askush

Ka fituar gjithçka në moshën 23-vjeçare, sulmuesit të City-t i mungon vetëm… trofeu që nuk e do askush

11:04, 11/06/2023

Julian Alvarez ka realizuar padyshim të gjitha ëndrrat që mund të ketë pasur në karrierën e tij për sa i përket trofeve të fituar me skuadrat ku ka luajtur.

Sulmuesi argjentinas ka arritur të fitojë çdo trofe të mundshëm me përjashtim të Superkupës së Europës (do të ketë finalen ndaj Sevillas) dhe Carabao Cup. Me triumfin në Ligën e Kampioneve, Alvarez bëhet ndër futbollistët e vetëm që fiton gjithçka të mundshme në pak muaj.

Image

Në dhjetor, ai fitoi Botërorin me Argjentinën teksa më pas arriti të fitonte edhe Premier League me skuadrën e Cityn, FA Cup dhe Championsin. Në dollapin e tij, mungon Carabao Cup por ky është një trofe me pak rëndësi në Angli dhe shpesh herë janë skuadra pa objektive ato që e fitojnë.

Skuadrat që pretendojnë shumë, zakonisht janë eliminuar herët për të mos pasur angazhime që lodhin më shumë futbollistët. Megjithatë, me formën që City ka treguar, nuk është e largët edhe dita kur Carabao Cup të fitohet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco