Pronari i Interit nuk fajëson Lukakun edhe pas dështimit: Është i jashtëzakonshëm, të flasim me Chelsean

Pronari i Interit nuk fajëson Lukakun edhe pas dështimit: Është i jashtëzakonshëm, të flasim me Chelsean

09:34, 11/06/2023

Njeriu i parë i Interit, Steven Zhang, beson se ekipi i tij tregoi se mund të përballojë Manchester Cityn, por gjithashtu vlerësoi sulmuesin Romelu Lukaku.

Sulmuesi i fuqishëm belg definitivisht nuk e ka pasur natën e tij mbrëmë. Pas hyri në lojë në vend të Edin Dzekos, Lukaku humbi disa raste të shkëlqyera, duke përfshirë atë dhjetë minuta para fundit kur goditi me kokë drejt portierit Ederson nga dy ose tre metra larg.

Pas ndeshjes shumë e sulmuan sulmuesin belg në rrjetet sociale. Megjithatë, pronari i Interit, Steven Zhang i doli në mbrojtje dhe tha se Lukaku është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai njoftoi gjithashtu negociatat me Chelsean për blerjen e kartonit.

"Lukaku ka treguar një lidhje të madhe me Interin, është i jashtëzakonshëm. Ai ka një kontratë me Chelsean dhe duhet të flasim me ta për të parë se çfarë do të ndodhë", tha Zhang.

Biznesmeni kinez është krenar për paraqitjen e futbollistëve të tij në ndeshjen e luajtur mbrëmë. Ai tha se ekipi i ka bazat për sukses në të ardhmen.

“Të gjithë menduan se në finale nuk do të kishte konkurrencë fare. Ne treguam pse jemi në finale dhe nuk jemi inferiorë ndaj askujt, këtë e panë të gjithë. Të gjithë dhanë 100 për qind dhe jemi krenarë që arritëm në finale ku ne luajtëm kundër më të mirëve. Vërtet jemi krenarë, por finalja duhet të ketë gjithmonë një fitues dhe një humbës. Jemi të sigurt në themelet që kemi hedhur", shtoi kinezi.

Zhang e uroi Cityn për titullin e merituar të kampionit të Europës dhe tha se është skuadra më e fortë në botë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco