Allegrin nuk e do më askush, tifozët arabë tallen me trajnerin e Juventusit

Allegrin nuk e do më askush, tifozët arabë tallen me trajnerin e Juventusit

20:45, 10/06/2023

Emri i Max Allegrit lidhet me pankinën e Al Hilal në Arabinë Saudite.

Sheikët kanë përgatitur një ofertë tepër tunduese për trajnerin e Juventusit.

Tifozët bardhezinj nuk e duan më trajner të skuadrës së tyre të zemrës.

Shkarkimi nuk ka shanse të ndodhë, kështu që tifozët e Juves shpresojnë që tekniku nga Livorno të pranojë milionat nga Arabia dhe të largohet.

Por, Allegrin nuk e do më askush. Tifozët e Al Hilal kanë shpërthyer në rrjetet sociale me hashtagun #Allegrijashtë, të njëjtin që kanë përdorur pafund edhe tifozët e Juventusit.

Mbështetësit e Al Hilal nuk e pëlqejnë aspak italianin për futbollin mbrojtës dhe të mërzitshëm që zhvillon.

Nuk mungojnë ironitë as ndaj deklaratave të tij gjatë edicionit.

Allegri krenohej dikur se kishte refuzuar stolin e Real Madrid për të qëndruar te Juventusi.

Ndërkohë që sot nuk e duan më, jo vetëm në Europë, por edhe jashtë kontinentit të vjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco