Pronari i Manchester Cityt shkon në stadium pas 13 vitesh

Pronari i Manchester Cityt shkon në stadium pas 13 vitesh

19:20, 10/06/2023

Herën e fundit që pronari i Manchester Cityt, Sheiku Mensur, ishte në stadium për të parë një ndeshje të skuadrës së tij, ishte në gusht të vitit 2010, në një përballje me Liverpoolin.

Ndërkohë pas plot 13 vitesh, Mensur, ka vendosur të rikthehet në stadium, teksa mbrëmjen e sotme do të ndjekë nga afër finalen e Champions-it, që skuadra e tij do të luajë ndaj Interit. 

43-vjeçari ka udhëtuar drejt Stambollit dhe do të jetë në stadium, ndërsa vlen të theksohet se kjo do të jetë hera e parë që do të ndjekë ndeshjen e ekipit të tij për herë të parë pas gati 13 vitesh dhe e dyta në gjithë historinë që shkon në stadium për të parë Cityn.

Sheiku Mensur, e bleu klubin e Manchester Cityt në vitin 2008.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco