Enigma e shiritit/ Kush do të jetë sonte kapiteni i Interit?

Enigma e shiritit/ Kush do të jetë sonte kapiteni i Interit?

18:58, 10/06/2023

Interi zbret në fushë sot në një ndeshje që ka pritur prej më shumë se një dekade.

Zikaltrit luajnë ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampioneve dhe do të tentojnë të bëjnë përsëri të tyrin trofeun.

Në një ndeshje kaq speciale, ai që do të udhëheqë skuadrën në fushën e lojës, do të jetë kapiteni i tretë i zikaltërve.

Tek Interi do të jetë Marcelo Brozoviç ai i cili do të mbajë shiritin në ndeshjen e sotme, edhe pse shumëkush mendonte se do të ishte Lautaro Martinez ai i cili do të udhëhiqte skuadrat në fushë.

Kapiteni i parë i Interit është Handanoviç, por ai ka humbur postin e titullarit dhe në vend të tij luan Onana.

I dyti është D’Ambrosio, por edhe ky i fundit, rrallëherë sheh fushën e lojës.

Kështu, i treti në radhë është ai që do të mbajë shiritin në krah dhe këtë rol e mban Brozoviç, i cili është titullar në sfidën e sotme, siç treguan edhe kamerat e “Sky Sport” brenda dhomave të zhveshjeve të Interit.

Lautaro është i katërti dhe vetëm nëse mesfushori kroat do të largohet nga fusha gjatë sfidës, do të ketë mundësinë që të mbajë shiritin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco