Nëse mposht Interin, ja sa milionë paundë do të arkëtojë Manchester City

Nëse mposht Interin, ja sa milionë paundë do të arkëtojë Manchester City

18:23, 10/06/2023

Manchester City do të përfitojë një shifër rreth 300 milionë paundë në rast se do të fitojë tripletën historike këtë sezon.

“Qytetarët” kanë fituar titullin e Premier Ligës, Kupën FA dhe sot mund të bëjnë të tyrin edhe trofeun e Ligës ë Kampioneve, nëse mposhtin Interin në finale.

City do të përfitojë një shifër rekord në rast se përsërit suksesin e United në vitin 1999.

Titulli i tyre i pestë i Premier Ligës në 6 vite solli 166 milionë paundë bonuse, shifra më e lartë e fituar ndonjëherë nga një kampione e Anglisë, ndërsa triumfi në finalen e kompeticionit më të vjetër futbollistik, solli në arkat e “qytetarëve” edhe 3.9 milionë paundë të tjera.

Suksesi i parë në histori në Ligën e Kampioneve do të ishte një minierë ari për të ardhurat e klubit të kaltër, i cili mund të arkëtojë rreth 117.2 milionë paundë, duke përfshirë të gjitha të ardhurat që sjell kompeticioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco